Samsonenko tërhiqet nga Vardari!

Miliarderi rus, Sergej Samsonenko ka paralajmëruar tërheqjen e tij nga klubi i Vardarit, aty ku investimet e tij disa vjeçare bënë që Vardari të dominojë në futbollin vendor.

Ai këtë vendim e morri, i irituar pas akuzave të fundit lidhur me çmimin e biletave për ndeshjen me Fenerbahçen, e vlefshme për fazën “play-off” të Liga Evropa.

Ai përveç largimit nga KF Vardari, gjithashtu ka paralajmëruar largimin edhe nga dy klubet e hendbollit të Vardarit, në konkurrencë të femrave dhe meshkujve, me të cilët këtë vit u shpallen kampion të Evropës.

Në vazhdim ju sjellim në tërësi kumtesën e numrit një të Vardarit, Sergej Samsonenko drejtuar opinionit:

“Të nderuar qytetarë të Maqedonisë dhe ju miq!

Dje në mbrëmje u riktheva në Shkup dhe isha thellë i shqetësuar nga gjithë ato që lexova nëpër mediume, në rrjetet sociale, portalet…

Pyetjen e parë që ja bëra vetes ishte, me çfarë unë dhe kolegët e mi nga Varadri merituam ofendime të këtilla?

Maqedonia 11 vite me rradhë është një shtëpi për mua dhe familjen time. Në këtë periudhë kam investuar shumë mjete në zhvillimin e sporteve në këtë vend. Te nderuar miq, çmimi i një bilete nuk mundet, por as që dua që përmes saj të rikthejë atë që kam investuar pa asnjë rezervë në hendbollin maqedonas, futboll, tenis dhe të tjera….pikërisht për këtë, unë në emrin tim dhe emrin e këshillit drejtues të Vardarit, solla vendim.

Një kohë të gjatë përmbahesha në reagimin ndaj fyerjeve që i plasuan kundër meje një pjesë e mediumeve dhe individ…dhe dua të them, mjaft është! Asnjëherë në jetë nuk kam përjetuar një gjë të tillë, ofendime dhe poshtërime, siç i përjetova ditëve që kaluan.

Ju falemenderit shumë, si duket ky është një kompensim për gjithçka që kam bërë. Mjaft më, vendimin, sa do që e kisha të rëndë, e kam sjellë. Ky është sezoni i fundit, në të cilën unë, Sergej Samsonenko, investojë në tre klubet sportive në Maqedoni. Pas këtij sezoni të tre klubet do ua rikthejë pronarëve të mëparshëm në një gjendje të shkëlqyer, me tituj kampion, renditje të mirë dhe pa borxhe.

“Lidhur me biletat për ndeshjen Vardar – Fenerbahçe, vendosëm që të ti shesim biletat me një çmim të njëjtë prej 300 denarëve, pa dallim sektori apo tribune. Të gjithë ata që kanë blerë biletë me çmimet fillestare, mjetet do ju rikthehen.

Përpara Vardar!

Sergej Samsonenko

 

Leave a Reply