Ka marrë fund telenovela “Nejmar”, i cili më në fund do të mund të debutojë në një ndeshje zyrtare me Paris Sen Zhermenin.
Shtypi spanjoll dhe ai francez raportojnë se klubi “katalunas” ka arkëtuar tashmë 222 milionë eurot, sipas klauzolës, që mbante “peng” brazilianin.
Kështu, Barcellona do t’i dërgojë federatës spanjolle dokumentin zyrtar për të çertifikuar transferimin.
Kësisoj ylli brazilian do të mund të debutojë në ndeshjen e së dielës që Paris Sen Zhermeni do ta zhvillojë ndaj Guingamp në transfertë.