Futbollistja e njohur shqiptare, Kosovare Asllani, pas disa viteve të kaluara nëpër skuadrat më të njohura evropiane, ka vendosur të rikthehet në Suedi, te skuadra e Linkoping, aty ku para 10 viteve kishte nisur karrierën e saj.
Asllani së fundmi ishte pjesë e Mançester Sitit, te cila skuadër luajti për një vit e gjysmë.
Sulmuesja kosovare përmes një postimi në Instagram ka falënderuar të gjithë për përkrahjen dhe kohën që ka kaluar tek Mançester Siti.
28-vjeçarja Asllani me Linkopingun ka nënshkruar kontratë për 2 vite e gjysmë, ndërsa te skuadra e saj e re ka zgjedhur fanellën me numër 18.