Fenerbahçe vjen me një super përforcim para ndeshjes me Vardarin

Sulmuesi spanjoll, Roberto Soldado karrierën e tij do ta vazhdojë në kampionatin turk. 32-vjeçari Soldado ka kaluar në rradhët e gjigandëve të Fenerbahçes, drejtuesit e së cilës skuadër për kartonin e tij i kanë paguar Viljarealit një shumë prej 5 milion euro.

Soldado me Fenerbahçen ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, me opcion për të vazhduar edhe për një vit tjetër.

Soldado sezonin e kaluar për shkak të një lëndimi mungoi në shumicën e ndeshjeve në La Liga, duke regjistruar vetëm 11 ndeshje, me 4 gola të shënuar dhe 4 asistime.

 

Leave a Reply