Beshiktashi ka arritur që të nënshkruajë kontratë me Gari Medel nga rradhët e Interit. Kiliani 30-vjeçar ndodhet në Stamboll, ku pritet të ju nënshtrohet kontrollimeve mjekësore, që më pas të nënshkruajë kontratën në vepër me kampionët e Turqisë.
Sipas informacioneve që vinë nga Turqia, Beshiktashi do ti paguajë Interit 3 milion euro.
Medel me Interin ka zhvilluar plotë 109 ndeshje, duke regjistruar 1 gol dhe 6 asistime. Më parë gjatë karrierës së tij, Medel kishte luajtur edhe me skuadrat si Boka Xhuniors, Kardif dhe Sevilja.
Rikujtojmë Beshiktashi gjatë kësaj merkatoje verore nënshkroi edhe me Pepe të Real Madrid, Negredon e Valencias dhe Lens të Fenerbahçes.