Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përveç politikës, si duket e dëshiron edhe sportin. Ai me një mesazh ka dalë në mbështetje të dy skuadrave shqiptare që janë pjesë e fazës “play-off” të Liga Evropa, Shkëndijës dhe Skënderbeut.
“Vetëm dy ekipe shqiptare kanë arritur që të shkojnë drejt fazës së “play-off-it” të Ligës së Europës, e ato janë dy skuadra me emra shumë të bukur, Shkëndija e Tetovës dhe Skënderbeu i Korçës. Ndeshjet do të jenë të vështira Skënderbeu përballë Dinamos se Zagrebit dhe Shkëndija përballë një skuadre me histori të lavdishme botërore, siç është Milani. Lojtarë e trajner të Shkëndijës dhe Skënderbeut ju nuk i keni bërë krenat vetëm tifozët e juaj, por gjithë sportdashësit shqiptarë. Unë ju uroj që të jeni në formën më të mirë sportive, psikologjike në lojën përballë Milanit de Dinamos. Të gjithë jemi me ju, të gjithë ju mbështesim, sepse jemi të sigurtë se ju do jepni maksimumin. Forca SHKËNDIJA, forca SKËNDERBEU….Na nderoni” – thotë Albin Kurti përmes një video postimi të publikuar në profilin e tij zyrtarë në facebook.
Rikujtojmë Shkëndija ndeshjen e parë kundër gjigandëve evropian të Milanit do ta zhvillojë në transfertë me 17 gusht, njëjtë sikurse edhe Skënderbeu që do të zbres në fushën e Maksimir për tu përballur me shumë herë kampionët e Kroacië, Dinamo Zagrebin.
Një mesazh mbështetje për ekipet tona që do të luajnë në "playoff" të Ligës së Evropës. I uroj paraqitje dinjitoze Shkëndijës përballë Milanit dhe Skënderbeut përballë Dinamos së Zagrebit.#forcaShkendija #forcaSkenderbeu
Публикувахте от Albin Kurti в 11 август 2017 г.