Ezgjan Alioski që në start po dëshmon cilësitë e tij të larta me fanellën e Lids Junajtedit, pjesë e së cilës skuadër u bë gjatë kësaj merkatoje verore, duke arritur nga rradhët e Luganos.
Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Prilepi në ndeshjen “Carabao Kupës” së Anglisë kundër Port Vejl, asistoi në golin e katërt të shënuar nga ana e ish sulmuesit të Partizanit të Shqipërisë, Kaleb Ekuban.
Alioski bëri një aksion personal fantastik duke përshkuar gjithë fushën dhe duke dribluar disa kundërshtarë, që më pas në kohën e duhur të asistojë për Ekubanin, i cili në këtë mënyrë gjeti golin e parë me fanellën e Lids Junajtedit në Angli.
Skuadra e Ezgjan Alioskit në fund shënoi fitore me rezultatin 4:1, ndërsa tre golat e parë për këtë skuadër në këtë ndeshje i realizoi spanjolli Samu Saiz.
Vlen të theksohet se Alioski në këtë ndeshje në lojë u inkuadrua vetëm në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 57-të, në vend të Sacko.