Shkëndija e Tetovës ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e dytë të plej of-it që do ta luaj ndaj Milanit me 24 gusht në “Telekom Arena” të Shkupit. Çmimi i biletave për takimin Shkëndija-Milan do të jenë nga 400 deri 1000 denarë.
Shitja e biletave fillimisht do të nisë onlinë nga sot në rrjetin Mktickets, në Fan Shopin zyrtar të Shkëndijës në qendër të Tetovs dhe te kiosku Monako në Tetovë, ndërsa ditët në vijim pika shitje do të happen edhe në Shkup, Tiranë e Prishtinë për të cilat vet klubi tetovarë do të njoftojë ditëve në vijim.
Kujtojmë që ndeshja e parë ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës do të luhet me 17 gusht në “San Siro”.