Futbollisti më i mirë në Botë, Kristiano Ronaldo edhe pse ishte me vetëm tre stërvitje në prag të SuperKupës së Evropës, ai megjithatë morri shansin nga ana e trajnerit Zinedin Zidan për tu paraqitur para publikut në Shkup në stadiumin “Telekom Arena”.
Ylli portugez në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Mançester Junajtedit në lojë u inkuadrua në minutën e 80-të, duke zëvendësuar francezin Karim Benzema.
Për Ronaldon është kjo paraqitja e tij e dytë në Maqedoni, pasi për herë të parë para publikut në vendin tonë ishte paraqitur me 06 qershor të vitit 2003, kur në stadiumin e Çairit si pjesë e përfaqësues shpresa të Portugalisë kishte luajtur ndaj moshatarëve të Maqedonisë.
Ndërkohë sa i përket takimit të mbrëmshëm, Reali i Madridit falë golave të shënuar nga Kasemiro dhe Isko mundi Mançester Junajtedin me rezultatin 2:1, teksa golin e vetëm për “djajtë e kuq” e realizoi Romelo Lukaku.