Takimi i sontshëm i SuperKupës së Evropës midis Realit të Madridit dhe Mançester Junajtedit në shkallët e stadiumit në “Telekom Arena” tuboi shumë fytyra publike që ishin pjesë e ulëseve “VIP”.
Njëri prej tyre ishte edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili ndryshe njihet si një fans i flaktë i Shkëndijës së Tetovës. Ai vërehet në tibuna së bashku edhe më bashkëshorten e tij, ndërsa pas tyre qëndronte edhe drejtori sportiv i “mbretërve”, Butragenjo.
Ndërkohë se për cilën skuadër bënte tifo sonte ministri ynë i ekonomisë, ai shkurt deklaroi: “Isha për Mançester Junajtedin, por për fat të keq në fund humbëm”.
“Djajtë e Kuq” sonte pësuan disfatë me rezultatin 2:1, ku golin e vetëm për ta e shënoi blerja më e bujshme e merkatos së verës, Romelo Lukaku, teksa golat për “mbretërit” në këtë ndeshje i realizuan, Kasemiro dhe Isko.