Simboli i shqiponjës i bërë me duar nuk po bëhet vetëm nga shqiptarët, pasi kohëve të fundit kanë filluar shumë ikona dhe personazhe të ndryshme të njohur të botës, duke pozuar me atë stil të duarve.
E fundit ka ndodhur në Shkup, ku u zhvillua Superkupa e Evropës ndërmjet Real Madridit dhe Mançester Junajtedit, ku shqiponjën e bënë edhe disa nga futbollistët e skuadrës spanjolle, duke u përfshirë këtu edhe ylli portugez, Kristiano Ronaldo.
Veprimi i tillë është bërë gjatë stërvitjes së ekipit madrilenë, ku disa fëmijë që ishe pjesë e fondacionit të UEFA-së kanë kërkuar nga futbollistit e Realit të bëjnë shqiponjën.