Shkupi ishte në qendër të vëmendjes nga gjitha Evropa për shkak duelit Real Madrid-Mançester Junajted në kuadër të Superkupës, mirëpo tifozët e Interit ishin të përqëndruar diku tjetër.
Mysafir i UEFA-së ishte edhe legjenda e Interit, Havier Zaneti, me këtë të fundit që ishte në qendër të vemendjes nga tifozët “zikaltërtët” të Shkupit.
Pjesëtar të “Inter Klub – Armata” pritën legjenden e tyre para hotelit, ku dhe bënë foto me Zanetin, ndërsa përveç tyre kishte edhe tifozë të klubeve tjera italiane që pozuan me kapitenin legjendar të Interit.