“Edhe Putin sot zbriti në fushën në “Telekom Arena””

Sonte Shkupi ishte epiqendra e futbollit evropian, pasi në stadiumin më të madh në vendin tonë “Telekom Arena”, mejdanin ndanë dy gjigandët e Evropës, Reali i Madridit dhe Mançester Junajtedit.

Pjesë e këtyre dy skuadrave janë një numër i madh u yjeve të futbollit evropian, të cilët kishin bërë që shumë tifoz të kërkojnë të ju afrohen atyre dhe të bëjnë të paktën një foto.

Edhe përkundër organizimit shumë të mirë, pas fërshëllimës së fundit të arbitrit kryesor, një tifoz arriti që të ju ik personave të rendit dhe të futet brenda në fushë. Megjithatë ajo që bëri bujë më shumë ishte mbishkrimi që mbante në shpinën e tij, Putin, i cili edhe pse njihet si një “luftarak” i mirë, megjithatë u mposht shumë shpejtë brenda fushës nga ana e personave përgjegjës për rendin në këtë super përballje të zhvilluar sonte në qytetin tonë, ku në fund fitores iu gëzua Reali i Madridit me rezultatin 2:1.

                                                                                  Foto: ekipa.mk

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply