Luiza Gega që ishte e vetmja atlete nga Shqipëria në Kampionatin Botëror të Atletikës që po zhvillohet në Londër, është dëmtuar dhe ka lëshuar këtë event të madh.
Gega duhej sonte të garonte në kualifikueset e 3 mijë metrave, mirëpo gjatë përgatitjeve lëndoi gjurin e këmbës, ku mjekët konfirmuan se riaftësimi i saj nuk do të mund të ishte në kohë për garën e sotme.
Me largimin e Gegës nga Botërori, Shqipëria mbetet pa përfaqësueses në Londër, ku as Kampioni i Europës Izmir Smajlaj nuk arriti që të merr pjesë në këtë eviniment për shkak të lëndimëve.