Pas disfatës së pësuar në Superkupën e Evropës, trajneri i Mançester Junajtedit, Hose Murinjo në konferencën për shtyp pranoi humbjen, ndërsa tha që goli i parë i Realit sipas tij ishte nga pozicion jasht loje.
“Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1:0 për Realin, ndërsa duhej të ishte 0:0, pasi goli i tyre ishte nga pozicioni jasht loje. Kush mund ta di që si do të rjedhëshin gjërat nësë në pushime shkonim me rezultat 0:0? Nuk e fsheh që Reali në pjesën e parë ishte superior, mirëpo golat numërohen. Reali shënoi gol kur më së shumti e meritonte, mirëpo goli ishte nga “ofsajdi” dhe me teknologji nuk do të ishte pranuar. E vërtet është që kishin shumë raste, dy transversale e tjera raste. Më duhet të pranojë se kemi fat që Reali nuk luan në Premierë Ligën Angleze. Futbollistët e tyre janë fenomenal”, është shprehur Murinjo.