Sulmuesi i Interit, Xhonatan Biabiani është huazuar te skuadra e Sparta Pragës. Lajmi është publikuar në sajtin zyrtarë të klubit çek. Ai është huazuar për një vjet, me opcion që Sparta e Pragës të blejë kartonin e tij verën e ardhshme.
Sipas disa informacioneve jo zyrtare, Biabiani te Sparta Praga vjen me rekomandim të trajnerit Andrea Stramaçoni, i cili para se të merrte drejtimin e skuadrës së njohur çeke, ishte në krye të Interit dhe njeh shumë mirë cilësitë e Biabiani.
Në Itali mediat gjithashtu shkruajnë se Sparta e Pragës po interesohet edhe për futbollistin e Napolit, Emanuele Xhakerini.