Miqësorja midis Strugës dhe Gjilanit mbyllet me barazim

Struga dhe Gjilani janë ndarë me barazim në miqësoren e zhvilluar sot në Strugë. 1-1 ishte rezultati përfundimtarë i këtij takimi vëllazëror, ku të dyja skuadrat treguan një lojë të mirë për sy.

Që të dyja skuadrat po shfrytëzojnë fazën përgatitore për të zhvilluar edhe ndeshje kontrolluese, përmes të cilave trajnerët e tyre kërkojnë që të arrijnë formën kulminante që shpresojnë ta aplikojnë edhe në ndeshjet kampionale.

Rikujtojmë Struga Trim Lum për herë të parë në historikun e saj do të garojë në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, teksa Gjilani këtë edicion kërkon të luftojë për pozitat e para në elitën e futbollit kosovar.

Golin e vetëm për Struga Trim Lum në këtë ndeshje e realizoi Altin Loga, futbollist ky i cili po kalon një formë të shkëlqyeshme gjatë kësaj faze, duke pasur parasysh se po i njëjti i vetëm kishte mundur Zajazin në ndeshjen e 01 gushtit, duke shënuar të dy golat në fitoren 2:0.

Leave a Reply