Liga e Dytë – Lindje, Bregallnica e nis në transfertë ndaj Turnovës

Sot në hapësirat e FFM-së është hedhur shorti për ndeshjet e sezonit të ri Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, që duke filluar nga ky edicion është transformuar në dy liga, Lindje dhe Perëndim me nga 10 skuadra.

Nga gjithsej 10 skuadrat që do të garojnë në Ligën e Dytë – Lindje,  9 prej tyre kanë qenë edhe pjesë e Ligës së Parë, fakt ky që dëshmon se këtë edicion do jemi dëshmitarë të një futbolli mjaft cilësorë edhe në Ligën e Dytë.

Bregallnica e Shtipit që sezonin e kaluar ishte pjesë e elitës, sezonin e ri në Ligën e Dytë do ta nis në transfertë kundër një ish skuadre nga elita, Horizont Turnovës.

Sasa nga Makedonska Kamenica që pas shumë vitesh u rikthye në skenë në xhiron e parë do të jetë mysafir i Plaçkovicës, skuadrës së vetme që asnjëherë më parë nuk kishte luajtur në mesin e më të mirëve.

Në Ligën e Dytë pas një kohe të gjatë është rikthyer edhe Osogova nga Koçani, që para tifozëve të saj do të mirëpret Kozhuvin, Pobeda e Valandovës do të luaj kundër një ndër kandidatëve kryesor për tu ikuadruar në Ligën e Parë, Borecit, ndërsa një ndeshje mjaft interesante pritet të jetë ajo në Strumicë, midis Bellasicës dhe Tikveshit, dy emra të njohur në futbollin vendor.

Njëjtë sikurse Liga e Dytë – Perëndim, ashtu edhe ndeshjet e Ligës së Dytë – Lindje do të startojnë me datë 26 gusht (ora 17:00), dhe të njëjta do të zhvillohen në tre raunde me nga 9 xhiro.

 

Liga e Dytë – Lindje

JAVA I

Turnova 26 gusht – 17:00h Bregallnica Shtip
Plaçkovica 26 gusht – 17:00h Sasa
Pobeda Valandovo 26 gusht – 17:00h Boreci
Bellasica 26 gusht – 17:00h Tikveshi
Osogovo 26 gusht – 17:00h Kozhuvi

 

Leave a Reply