LDFM – Perëndim, në start derbi strugan, Gostivari e nis si vendas ndaj Lokomotivës

Është mësuar orari i ndeshjeve në kuadër të Ligës së Dytë  – Perëndim, në të cilën do të garojnë për të siguruar inkuadrimin në elitën e futbollit vendor.

Në mesin e 10 skuadrave të këtë Konferencë, 3 prej tyre janë nga kryeqendra, teksa skuadra të reja, që deri më tani asnjëherë nuk kishin luajtur në këtë rang garash, janë Zajazi dhe dy skuadrat strugane, Struga Trim Lum dhe Labunishta.

Fati deshi që këto dy skuadra të takohen që në xhiron e parë, teksa Zajazi do të jetë mysafir i Teteksit. Gostivari që ka qenë shumë aktiv në merkato rrugëtimin për në elitën e futbollit vendor do ta nis kundër skuadrës shkupjane të Lokomotivës, Vëllazërimi do të luaj në Shkup ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërkohë Novaci do të jetë nikoqir i EuroMilkut.

Kujtojmë që edhe sezoni i ri do të luhet në format të njejtë si ai paraprak kur ekzistonte vetëm një Ligë e Dytë, 10-të skuadra do të zhvillojnë tre raunde me nga 9-ë xhiro, duke u përballur nga tre herë secili me secilin për të kompletuar 27-të xhiro. Ndeshjet e javës së parë në program janë me datë 26 gusht me fillim nga ora 17:00.

 

Liga e Dytë – Perëndim

Java I

Struga Trim Lum – Labunishta

Gostivari – Lokomotiva

Makedonija Gj.P. – Vëllazërimi
Teteksi – Zajazi

Novaci – EuroMilku

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply