Gostivari gjatë ditës së sotme ka zhvilluar edhe ndeshjen e rradhës kontrolluese, në të cilën trajneri Mensur Jakupi ju dha mundësinë disa prej futbollistëve të rinj, që treguan kualitetet e tyre përballë skuadrës së Teteksit.
Të besuarit e Jakupit shënuan fitore minimale 1:0 falë golit të shënuar nga ana e Bashkim Lamës gjatë pjesës së dytë. Gostivari edhe pse në këtë ndeshje u paraqit me futbollistë të rinj nga shkolla e saj e futbollit, e dominoi në tërësi ndeshjen, duke dëshmuar në këtë mënyrë se dalë nga dalë po hynë në formën e duhur para startit të sezonit të ri futbollistik në Ligën e Dytë – Perëndim që starton me datë 26 gusht.
Rikujtojmë për Gostivarin është kjo fitorja e tretë rresht, pas atyre ndaj Labunishtit (4:2) dhe Flamurtarit të Vlorës (1:0).