Milot Rashica me ekipin e tij, Vitese nuk ja kanë arritur qëllimit që të rrëmbejnë trofeun e SuperKupës së Holandës. Ata u mposhtën nga kampionët në fuqi të Fejenordit, edhe atë vetëm pas ekzekutimit të penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazimin 1:1.
Kampionët kaluan në avantazh që në minutat e para, kur në minutën e 7-të Tornstra realizoi për 1:0, ndërsa Vitese arriti të barazojë shifrat në minutën e 58-të me anë të Butner, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë.
Pas mbarimit të kohës së rregullt në barazim skuadrat u janë drejtuar 11-metërshave, ku më të suksesshëm u treguan futbollistët e Fejenordit, të cilët nuk gabuan në asnjërën seri, ndërsa në anën tjetër futbollistët e Viteses, me në krye Matavz dhe Rashica gabuan në dy ekzekutimet e para, që në fund u treguan si të kobshme për skuadrën e futbollistit shqiptarë që humbi mundësinë sezonin e ri në kampionatin holandez ta niste me një trofe.