Prishtina ka fituar me rezultat 1:2 Shkupin në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot në stadiumin e Çairit. Ndeshja u hap me golin e përforcimit të ri të shkupjanëve, Shpend Asani, i cili shënoi për avantazh të Shkupit 1:0, me të cilin rezulta u mbyll edhe pjesa e parë.
Në të dytën miqt nga kryeqyteti i Kosovës, fillimisht barazuan me anë të Mankendas për 1:1, ndërsa fitoren e Prishtinës e vulosi në fund Khalid.
Më të dalluarit në radhët e skuadrës nga Çairi ishin Shpend Asani, Fatih Ismaili, Bunjamin Shabani dhe Alen Jasharoski.
Vlenë të kujtojmë se takimi Shkupi-Prishtina ishte paraparë të nis nga ora 17:45, por për shkak të temperaturave të larta që po mbizotrojnë në vend i njejti fillojë me 15 vonesë.