Ashtu edhe siç paralajmruam ditën e djeshme, disa përfaqësues të Milanit kanë arritur në Shkup dhe janë duke vëzhguar nga afër stadiumin “Telekom Arena”.
Njëri nga emrat e përfaqësuesve milanez është menaxheri Luixhi Maraxhano, me këtë të fundit që është pritur nga drejtori operativ i Shkëndijës, Dritan Musliu.
Maraxhano me stafin e tij kanë vizituar qytetin e Tetovës dhe Shkupit, gjithashtu edhe stadiumin “Telekom Arena”, aty ku do të luhet ndeshja e kthimit ndërmjet Shkëndijës dhe Milanit me 24 gusht.
Me shumë gjasa delegacioni nga Milano do ta zgjedh hotel “Park” për të qëndruar gjatë ndeshjes së kthimit.