Milani me kujdes për dyshen Hasani-Ibraimi

Shkëndija e Tetovës do të përballet me Milanin në plej of-in e Liga Evropës, ndërsa analistët e “rosonjerëve” si rrezik kryesor e shohin dyshen sulmuese Ferhan Hasanin dhe Besart Ibraimin.

Në analizën e bërë nga ana e milanezëve qëndron se problem kryesor te Shkëndija janë dyshja Hasani-Ibraimi, të cilët luajnë në formë të shkëlqyshme dhe janë dy nga futbollist kryesor që çuan skuadrën tetovare deri në fazën e plej-of të Liga Evropës, duke eliminuar Daçian, Helsinkin dhe Trakain.

Ibraimi është golashënuesi më i mirë i Shkëndijës në Evropë, ndërsa për kapitenin Hasanin theksojnë së është futbollist i shkëlqyer, i cili ka arritur që të shënojë gol ndaj Italisë në ciklin kualifikues për Botërorin Rusi 2018, që Maqedonia humbi me rezultat 2:3.

Ndeshja e parë ndërmjet Shkëndijës dhe Milanit do të luhet me 17 gusht në “San Siro”, ndërsa ajo e kthimit një jave më vonë në “Telekom Arena” në Shkup.

Leave a Reply