Skuadra kundërshtare e Milanit në fazën “play-off” të Liga Evropa, Milani, i ka depozituar garancitë për Leonardo Bonuçin dhe Lukas Biljan, të cilët mund të jenë të gatshëm për ndeshjen e 17 gushtit kundër Shkëndijës.
Bonuçi dhe Bilja nuk ishin federuar ende dhe vonesa në gjetjen e garancisë kishte ngritur një pluhur të madh mbi financat e kuqezinjve.
Ditën e djeshme, drejtuesit milanez kanë siguruar shumën e nevojshme (20 për qind e vlerës së kartonit të secilit futbollist) duke marrë “OK-in” për federimin e dyshes së afruar gjatë kësaj merkatoje.
Banka “Ifis” ka qenë institucioni që ka mbuluar garancinë e kuqezinjve, të cilët tashmë mund të jenë të qetë për sa i përket çështjes së federimeve, shkruan “panorama sport”.
Lajmi u bë publik nga vetë institucioni bankar, i cili, nëpërmjet drejtuesit Rafaele Zingone, konfirmoi suksesin e arritjes garancisë për Milanin.