Skuadra e Antaliaspor është vënë pas shërbimeve të sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi. Lajmin e bëri të ditur portali turk, “Fanatik.turk.com”.
Skuadra që posedon kartonin e sulmuesit shqiptarë, Bashakshehir ka hequr dorë nga shërbimet e Cikalleshit, dhe opsioni “Antaliaspor” është një mundësi e mirë për të, për t’u aktivizuar në kampionatin elitarë turk.
Skuadra nga resortet e famshme turke ka filluar tashmë tratativat për ta bërë të vetin kavajasin 27-vjeçar.
Sulmuesi shqiptar shënoi 10 gola në kampionat e kupë dhe dha pesë asistë për Akhisarin gjatë sezonit të kaluar.
Antaliaspor do të ishte skuadra e tretë e Sokol Cikalleshit në Turqi, atej ku militon nga viti 2015, pas eksperiencave me Instanbul Bashakshehir dhe Akhisar Beledijespor.