Skenderbeu i Korçës në fazën plej of të Liga Evropës do të përballet me Dinamo Zagrebin e Kroacisë. Pas hedhjes së shortit, për mediat ka folur trajneri i Dinamos, Mario Cvitanoviq.
“Unë e respektoj në maksimum kundërshtarin. Është një klub kampion prej shumë vitesh në Shqipëri. Ata eliminuan Mlada Boleslav dhe kjo do të thotë se janë një ekip me cilësi. Ne e respektojmë kundërshtarin, por duhet të mendojmë se për në ishte një short i mirë. Besoj se do arrijmë të shkojmë në grupet e Ligës së Europës”, deklaroi kroati.
“Kemi luajtur dy vite më parë ndaj Skënderbeut dhe i kemi mundur në të dy ndeshjet. Megjithatë, dy vite në futboll janë shumë dhe sigurisht që ekipi ka ndryshuar”, tha më tej Cvitanoviq.
Takimi i parë ndërmjet Skenderbeut dhe Dinamo Zagrebit do të luhet në stadiumin “Maksimir” të më 17 gusht, ndërsa sfida e kthimit, pas një jave, më 24 gusht në “Elbasan Arena”.