Nga dje Nejmari edhe zyrtarisht u bë i Paris Sen Zhermenit. Nejmar theu çdo rekord të transferimit, duke kaluar nga Barcelona te PSZH me një shumë prej 222 milionë eurove.
Gjatë ditës së sotme është publikuar në media edhe çeku prej 222 milionë eurove, ku sipas “Mundo Deportivos” pagesa e klauzolës është bërë nëpërmjet bankës Kombëtare të Katarit.