Një debutim komod për Paris Sën Zhermenin me një fitore 2:0 ndaj modestëve të Amiens në javën e parë të kampionatit francez, “Ligue 1”.
Nga një gol në secilën pjesë, me autorë Kavani dhe Pastore bënë që PSZH-ja ta nis me këmbë të mbarë sezonin e ri në elitën e futbollit francez.
Nejmar, i ulur në tribunën VIP duartrokiti golat e shokëve të rinj të skuadrës, me të cilët shpreson se do ta rikthenë titullin kampion në “Parkun e Princërve”.