Skuadra e Barcelonës nuk ka shkuar më shumë se një barazim në miqësoren ndaj skuadrës së Gimnastik nga liga e Dytë Spanjolle, ndeshje kjo e zhvilluar në Taragona. Ishte Pako Alkaser ai i cili i mundësoi Barcelonës barazimin nga kjo transfertë, në të cilën vendasit e Gimnastik kishin shënuar fitore që në minutën e 11-të me anë të Manu Bareiro.
Mysafirët nga “Kamp Nou” ishin më aktiv në fushën e blertë gjatë gjithë ndeshjes, sidomos në pjesën e dytë, mirëpo mungesa e figurave kyçe, si Lionel Messi, Luis Suarez, Andre Iniesta, Serhio Buskets dhe Zherard Pike, ndikoi shumë, pasi vërehej një Barcelona jo e sigurtë para portës kundërshtare.
Për “katalunasit” ishte ky barazimi i parë, pas tre fitoreve të njëpasnjëshme në tokën amerikane, kur arritën të mundin gjigandët si Juventus, Mançester Junajted dhe Real Madrid.