Ndërpritet ndeshja miqësore midis Bërnlit dhe Hanoverit për shkak të trazirave që kanë ndodhur midis tifozërive të të dyja skuadrave.
Është luajtur vetëm pjesa e parë dhe më pas ka “plasur” lufta midis dy tifozërive, për këtë arsye policia ka urdhëruar ndërprerjen e ndeshjes
Midis tribunave ka filluar një kaos, ku tifozët anglezë kanë filluar të godasin me stola drejt tifozëve gjermanë.
E gjithë kjo bëri që pjesa e dytë të mos fillojë fare, teksa pjesa e parë u mbyll pa gola.