Në kohën kur të gjithë tifozët e Real Madridit me padurim presin që ta shohin futbollistin e tyre më të mirë, Kristiano Ronaldo që t’iu rikthehet terreneve sportive, portugezi shtang të gjithë duke deklaruar se dëshiron rrikthimin në Mançester Junajted.
Ka qenë radio spanjollle “Kadena Ser” për të cilën Ronaldo ka dhënë një deklarat të tillë, duke shprehur mllefin për tatimin ndaj shtetit spanjoll për të cilin është duke u gjykuar. Ai ka thënë se në Angli nuk është përballur me kësi lloj problem dhe se dëshiron që të rrikthehet atje.
“Në Angli asnjëherë nuk kam pasur kësi lloj probleme, për atë arsye dëshiroj që të rikthehem atje. Çdo herë në kohë e paguaj tatimin edhe në Spanjë edhe në Angli. Kam libër të hapur “Forbs” e cila i ka të gjitha të dhënat për mjetet që i fitoi”, është shprehur Ronaldo.