Braziliani Nejmar është bërë blerja më e shtrenjtë në të gjithë historinë e futbollit botëror, pasi nënkampionët e Francës, Paris Sen Zhermeni për të pagoi klauzolën e lirimit që ishte në vlerë prej 222 milionë eurove.
Me këtë transferim Nejmar la pas vetes fracezin Poll Pogba, i cili në vitin 2016-të për një shumë prej 105 milion euro ishte transferuar te Mançester Junajtedi.
Në vijim ju sjellim edhe listën me 10 blerjet më të shtrenjta në historinë e futbollit botëror.
LISTA E FUTBOLLISTËVE: |
1-Neymar, 222 milionë euro |
2-Paul Pogba, 105 |
3-Gareth Bale, 100 milionë |
4-Cristiano Ronaldo, 94 milionë |
5-Gonzalo Higuain 90 milionë euro |
6-Rumelu Lukaku, 84 milionë euro |
7-Luis Suarez, 81 milionë |
8-James Rodriguez, 80 milionë euro |
9-Alvaro Morata, 80 milionë euro |
10-Zinedine Zidane, 77 milionë euro |