Transferimi i brazilianit, Nejmar te PSZH-ja është lajmi i ditës që po qarkullon në gjithë botën. Sulmuesi brazilian te skuadra parisiene u transferua për një shumë prej 222 milion euro, që përmban rekord në vete.
Nejmar u prezantua sot nga ana e numrit një të PSZH-së, Naser Al- Kelaifi, ndërsa menjëherë pas prezantimit të tij para mediave, ka nisur shitja e fanellave të tij me një shifër të çmendur.
Mediat franceze raportojnë se në katër orë, PSZH-ja ka përfituar 10 milionë euro nga shitja e fanellave të brazilianit, të cilat ndahen mes PSZH-së, sponsorit teknik dhe dyqaneve.