Ejupi me Osijekun e tij ndaj Austria Vienës,  Husmani ndaj Marsejës

Sot në Nion të Zvicrës u hodh shorti për ndeshjet e fazës “Play-off” të Liga Evropa, ku në qendër të vëmendjes bien dy ndeshje, ajo midis Panathinaikos dhe Atletik Bilbaos, si dhe ndeshja Ajaks – Rozenborg, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra angleze e Evertonit do të luaj ndaj Hajdukut të Splitit, teksa skuadra tjetër kroate e Osijekut, ku luajnë dy futbollistët shqiptarë, Muzafer Ejupi dhe Eros Grezda, do të ketë për kundërshtarë skuadrën e Austria e Vienës.

Zeni Husmani me Domzhalen e tij që mbrëmë eliminuan Frajburgun, sërish do të kenë përballë një skuadër të njohur evropiane, Olimpikun e Marsejës, ndërkohë Legia e Varshavës, ku luan Armando Sadiku do të përballet me Sherif Tiraspolin, skuadër kjo e cila eliminoi Kukësin këtë edicion në eliminatoret e Ligës së Kampionëve Evropian.

LIGA EUROPA

Ndeshjet e fazës “Play-Off”

Shkëndija – Milan
Osijek – Austria Vjene
Panathinaikos – Athletik Bilbao
Apollon Limasol – Midjyland
Crvena Zvezda – Krasnodar
Vardar – Fenerbahçe
Klub Bryzh – AEK Athinë
Maritimo – Dinamo Kiev
Domazhale – Marsejë
Partizani – Videoton
FH – Braga
Everton – Hajduk Split
Utreht  – Zenit
Vitorul – Salzburg
Legia – Sherif Tiraspol
Viktoria Plzen – AEK Larnaka
PAOK – Osterund
Dinamo Zagreb – Skënderbeu
Bate – Oleksandria
Altah – Makabi Tel Aviv
Ajaks – Rozenborg
Ludogorets – Suduva

Leave a Reply