Shkëndija për kundërshtarë në ndeshjet e “Play-Off” të Liga Evropa do të ketë skuadrën e njohur italiane të Milanit.
Ky lajm është pritur me shumë bujë në vendin tonë nga ana e tifozëve të Shkëndijës, por njëkohësisht edhe nga ana e tifozëve të Milanit, që vërtetë janë në numër shumë të madh në Maqedoni.
Lidhur me këtë takim nuk kanë mbetur imun as mediat nga Italia, që menjëherë janë pëqëndruar në dyshen e shkëlqyeshme të Shkëndijës, Ferhan Hasani – Besart Ibraimi.
Është ky një rast i mirë që Hasani dhe Ibraimi sërish të vinë në shprehje, kësaj rradhe ndaj Xhanluixhi Donarumas, që shihet si pasuesi i të papërsëritshmit, Xhanluixhi Bufon.