Demiri: Luajmë ndaj një prej kundërshtarëve më të fortë

Besir Demiri, një ndër futbollistët më të mirë të skuadrës kampione të Maqedonisë, Vardarit, në një prononcim për “infOSport.mk”, ka folur lidhur me kundërshtarin e rradhës të “kuqezinjëve”, Fenerbahçen në fazën “Play-Off” të Liga Europa.

Sipas Demirit Fenerbahçe është favorit, por megjithatë edhe Vardari ka gjasa në këtë dy luftim, kuptohet nëse do të përsëriste ndeshjet e fundit që i zhvilloi në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, duke përjashtuar këtu 15 minutëshin e fundit ndaj Kopenhagenit.

“Morëm një ndër kundërshtarët më të fortë që kishim në grup para shortit të ndeshjeve në “play-off”. E dijmë se Fenerbahçe çdo vjet garon për titullin e kampionit në Turqi, por edhe është pjesëmarrëse e grupeve të Ligës së Kampionëve, apo Liga Europa. Kanë futbollistë shumë cilësorë, por gjithashtu e dijmë se futbolli është sport ekipor, nuk është individual. Shpresoj që ti përsërisim ndeshjet e fundit që luajtëm në Ligën e Kampionëve, duke harruar 15 minutat e fundit të ndeshjes me Kopenhagenin” – tha enkas për “infOSport.mk”, Besir Demiri.

Rikujtojmë 15 minutat e fundit të takimit ndaj Kopenhagenit në Danimarkë, rezultuan fatale për Vardarin, pasi në atë periudhë kampionët në fuqi të Maqedonisë pësuan dy gola, duke u mundur me rezultatin 4:1, edhe pse deri në ato momente kishin një rezultat aktiv (2:1), një disfatë kjo e pranueshme për skuadrën shkupjane, që në ndeshjen e parë në Shkup kishte mundur danezët me rezultatin 1:0.

Leave a Reply