Skuadra nga kryeqendra shqiptare, Partizani ka konfirmuar blerjen më të bujshme të merkatos së verës në kampionatin elitarë shqiptarë. Përmes faqes së tyre zyrtarë në “facebook”, klubi i Partizanit ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Edgar Çani, i cili me të “kuqtë” nga Tirana ka firmosur një kontrarë 2-vjeçare.
Sulmuesu i cili sezonin e fundit u aktivizua me Pizën në “Serie B” që udhëhiqej nga Xhenaro Gatuzo, te skuadra shqiptare do të prezantohet me datën 7 gusht.
Ai sezonin e kaluar me Pizën në “Serie B” luajti në 33 ndeshje, duke realizuar vetëm dy gola, ndërsa me kombëtaren “kuq e zi” sulmuesi tiranas ka regjistruar 16 ndeshje dhe dy gola.
Ndryshe për Partizanin është ky afrimi i tretë pas italianit La Kamera dhe hungarezit, Kristian Adorian, i cili u prezantua gjatë ditës së sotme nga ana e drejtuesve të skuadrës nga kryeqendra shqiptare.