La Liga ka refuzuar një çek me vlerë 222 milionë euro për transferimin e brazilianit, Nejmar.
Ditën e sotme tre përfaqësues të Nejmar kanë arritur në zyrat e Federatës Spanjolle, ku kanë paraqitur një çek prej 222 milionë eurosh që u refuzua me arsyetimin se klauzola e Nejmar vlen vetëm për skuadrat e La Ligas, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, përcjellë “infOSport.mk”.
“La Liga ka refuzuar pagesën prej 222 milionë eurove për Nejmar, sepse kjo klauzolë vlen vetëm për skuadrat e La Ligas, por edhe për arsye se nuk dihej origjina e parave”, tha Havier Gomez, përfaqësues i Nejmar.