Nejmar edhe zyrtarisht më nuk është futbollist i Barcelonës. Një gjë të tillë ka konfirmuar vetë klubi “katalunas”, duke bërë me dije se përfaqësuesit e Nejmar kanë paguar klauzolën prej 222 milion eurove dhe se ai pritet ti bashkohet Paris Sen Zhermenit.
Klubi ka lëshuar një deklaratë zyrtare para disa minutash në të cilën thuhej: “Këtë pasdite, përfaqësuesit ligjorë të Nejmar u paraqitën në zyrat e klubit dhe kanë përfunduar, në emër të lojtarit, pagesën prej 222 milion euro si kompensim për ndërprerjen e njëanshme të kontratës që lidhin të dyja palët. Në të njëjtën kohë, klubi do të kalojë detajet e operacionit në UEFA në mënyrë që ata të mund të trajtojnë përgjegjësitë disiplinore që mund të dalin nga ky rast”.
Kjo është skema që kanë vendosur të përdorin drejtuesit francez, pasi i kanë brazilianit një çek prej 300 milionë eurosh, ku nga të cilat 222 milionë do paguajë prishjen e kontratës me katalanasit dhe bëhët kështu lojtar i lirë.
Nejmar me PSZH-në pritet të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare, me një pagë vjetore prej 30 milion euro, që përbënë rekordin absolut në botën e futbollit modern.