Djali i trajnerit Zinedin Zidan, Luka Zidane ka debutuar me ekipin e parë të Real Madridit. Luka u aktivizua në ndeshjen miqësore që Reali zhvlloi yjet e kampionatit amerikan të futbollit. Tekniku Zidan djalin e tij e aktivizoi në minutën e 72-të të ndeshjes, me Lukan që nuk arriti dot të shmangte golin e barazimit të kundërshtarëve, në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 1:1, ndërsa madrilenët triumfuan gjatë gjuajtjeve të penalltive.
Djali i trajnerit Zinedin Zidan luajti 8 ndeshje gjatë sezonit të kaluar me skuadrën e dytë të Realit, ndërsa këtë sezon do të jetë portieri titullar i saj.
Gjithashtu, plani i klubit është që Luca të jetë portieri i tretë i skuadrës së parë.