Stadiumi “Mladost” në Strumicë ka rezultuar me fat për Shkëndijën në ndeshjet eliminatore të Liga Evropa, shkruan “infOSport.mk”.
Skuadra tetovare edhe në ndeshjen e tretë të zhvilluar në këtë stadium, ka shënuar fitore, edhe atë të arritur me 3 gola të shënuar.
Rikujtojmë Shkëndija në ndeshjen e turit të parë eliminatorë mundi moldavët e Daçias me rezultatin 3:0, teksa në ndeshjen e turit të dytë me rezultatin 3:1 shënuan fitore ndaj skuadrës finlandeze të Helsinkit.
Përfshirë këtu edhe fitoren e sotshme 3:0 ndaj Trakai, Shkëndija ka shënuar plotë 9 gola në ndeshjet si vendas të zhvilluar në stadiumin e qytetit të Strumicës, i cili sezonin e kaluar nuk doli të jetë me fat, pasi “kuqezinjtë” humbën në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë, kundër Pelisterit, edhe atë vetëm pas ekzekutimit të penaltive.