Pas Shkëndijës, është edhe Skënderbeu skuadra që do të luaj në fazën “Play-Off” të Liga Evropa, pasi sonte në “Elbasan Arena” arriti që të eliminojë skuadrën çeke të Mlada Boleslav, të cilën skuadër po në këtë fazë, edicionin e kaluar e kishte eliminuar Shkëndija, njofton “infOSport.mk”.
Pas disfatës në ndeshjen e parë në Çeki (2:1), Skënderbeu arriti që me po të njëjtin rezultat ta mund Mlada Boleslavin sonte në “Elbasan Arena”, duke bërë që ndeshja të shkojë në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Ndryshe pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Mlada Boleslav, pas golit të realizuar nga ana e Janosh në minutën e 18-të, mirëpo edhe përkundër këtij avantazhi, djemtë e Ilir Dajës nuk u dorëzuan dhe zhvilluan një pjesë të dytë të shkëlqyeshme, duke përmbysur rezultatin falë golave të shënuar nga ana e Sabien Lilajt (55’) dhe Sebino Plakut (83’), i cili edhe njëherë tjetër dëshmoi cilësitë e tij të larta prej një sulmuesi të spikatur.
Dhe kur gjithçka shkonte mirë për Skënderbeun, ashtu ndodhi edhe në fund në ruletin e penaltive, ku spikati portieri veteran, Orges Shehi, i cili pasi shënoi golin e parë, arriti që të pritë goditjen e australianit, Gol-Gol Mebrahtu, duke bërë që i gjithë stadiumi të shpërthejë në festë.
Liga EUROPA, ndeshja e kthimit e turit të tretë eliminatorë |
|||||
|
|||||
ORGES SHEHI | GOL | PETR MARES | GOL | ||
LIRIDON LATIFI | GOL | TOMAS PRIKRYL | GOL | ||
GJERGJI MUZAKA | GOL | JAKUB RADA | X | ||
SABIEN LILAJ | GOL | GOL-GOL MEBRAHTU | X | ||