Shkëndija falë fitores së sotme dhe eliminimit të skuadrës lituaneze të Trakai në konton e saj ka shtuar edhe 245 mijë euro, duke arritur në këtë mënyrë në shifrën prej gjithsej 920 mijë eurove deri në këtë fazë, duke mos llogaritur këtu shumat nga të drejtat televizive, biletat apo reklamat, shkruan “infOSport.mk”.
Rikujtojmë deri sot Shkëndija kishte të sigurta 675 mijë euro të përfituara pas dy ndeshjeve të para, kur arriti që të eliminojë moldavët e Daçias dhe Helsinkin nga Finlanda.
Rikujtojmë Shkëndija vetëm për pjesëmarrje në kuadër të eliminatoreve të Liga Evropa, kishte përfituar 215 mijë, ndërsa me kualifikimin në raundin e dytë pasi eliminuan moldavët e Daçias, “kuqezinjtë” nga Tetova morën edhe 225 mijë euro të tjera, për t’ua shtuar atyre edhe 235 mijë euro të tjera me eliminimin e Helsinkit.
Në rast se skuadra tetovare arrinë të luajë në fazën në grupe të Liga Evropa, vetë kualifikimi në këtë fazë do i sjellë skuadrës së Shkëndijës një shumë prej 2.6 milion euro.
Rikujtojmë deri më tani asnjë skuadër nga Maqedonia nuk ka arritur të luajë në fazën në grupe të Liga Evropa, ndërsa këtë vit në garë përveç Shkëndijës, është edhe Vardari, skuadër kjo që pas eliminimit nga Kopenhageni në kuadër të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Evropian, do të ketë të drejtën të luajë në ndeshjet e “Play-Off” të Liga Evropa.