Kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani rezultoi më i miri në ndeshjen ndaj Trakait, ku shënoi dy gola në fitoren 3:0, ndërsa pas ndeshjes shprehu kënaqësinë për kualifikimin e arritur me skuadrën e tij në fazën plej-of të Liga Evropës.
“Edhe pse kishim vetbesim të madh se do ta kalojmë Trakain, bëmë një ndeshje të mirë edhe pse ishte koha shumë e nxehtë, e cila u vërejt edhe te lojtarët. Sa i përket golave, unë këtu çdo herë jam për të shënuar gola dhe për të dhënë asiste, por më shumë jam për të fituar Shkëndija dhe të arrijë sa më shumë suksese”, tha mes tjerash Ferhan ‘Buba’ Hasani.