Dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, Muzafer Ejupi dhe Zeni Husmani sonte kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm me skuadrat e tyre respektive, Osiejkun dhe Domzhalen, shkruan “infOSport.mk”.
Ata bashkë me skuadrat e tyre kanë siguruar një vend për në ndeshjet e “Play-Off” të Liga Evropa, ndërsa që gëzimi në mesin e tyre dhe bashkëlojtarëve të tjerë të jetë edhe më i madh, një gjë të tillë e bënë emri i skuadrave kundërshtare që eliminuan.
Osijeku i Muzafer Ejupit dhe Eros Grezdës, të cilët luajtën si titullarë eliminuan gjigandët holandez të PSV Ajndhovenit, teksa Zeni Husmani me Domzhalen e tij eliminuan Frajburgun e Amir Abrashit.
Osiejku edhe në ndeshjen e dytë mundi PSV Ajndhovenin me rezultat identik 1:0, njëjtë sikurse në “Filips Arena”, falë një goli të shënuar nga Petar Boçkaj, teksa Domzhale me rezultat 2:0 mundi Frajburgun, duke zhvlerësuar fitoren 1:0 të gjermanëve në ndeshjen e parë.
Zeni Husmani luajti për gjatë 90-të minutave të Domzhale, njëjtë sikurse edhe Amir Abrashi te Frajburgu, ndërsa më të merituar për fitoren e sllovenëve ishin Ibriçiç (50’ pen.) dhe Bizjak (59’).