Besart Ibraimi me rekord personal në Liga Europa (VIDEO)

Besart Ibraimi falë golit të shënuar sot përballë Trakai ka arritur deri tek një rekord personal, kur janë në pyetje golat e shënuar në ndeshjet e Liga Evropa, shkruan “infOSport.mk”.

Goli i bomberit kërçovarë në minutën e 29-të që i mundësoi epërsinë Shkëndijës në ndeshjen ndaj Trakait, ishte goli numër 5-të këtë edicion të garave në Liga Evropa për Besart Ibraimin, i cili sezonin e kaluar në 8 ndeshje kishte shënuar 4 gola.

Ndryshe Ibraimi në ndeshjet eliminatore të Liga Evropa ka shënuar gjithsej 11 gola, përfshirë këtu dhe 2 gola të tjerë me fanellën e  Renovës në sezonin 2009/2010.

Pas 75 minutave lojë Shkëndija po avanson me rezultatin 2:0 ndaj Trakai, pas golit të dytë të shënuar nga ana e kapitenit Ferhan Hasani në minutën e 43-të.

Me këtë rezultat Shkëndija do të luaj në fazën e “play-off” të Liga Evropa, pasi në ndeshjen e parë në Lituani, “kuqezinjtë” nga Tetova kishin pësuar një disfatë minimale, 2:1.

 

Leave a Reply