Besnik Hasi eliminon Partizanin e Beogradit, mëso skuadrat që prekin “Play-off” e Ligës së Kampionëve

Sonte janë zhvilluar ndeshjet e kthimit të turit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve Evropian, pas së cilave janë përcaktuar 15 skuadrat që u kualifikuan në fazën e “play off”.

Strategu kosovar, Besnik Hasi me Olimpiakosin e tij arritën të eliminojnë Partizanin e Beogradit duke menaxhuar fitoren 1:3 nga ndeshja ne parë në Beograd, pasi ndeshja e sontme në Athinë u mbyll me barazimin 2:2.

Istanbul Bashakshehiri i Sokol Cikalleshit është një skuadër tjetër që u kualifikua për më tej, teksa Legia e Armando Sadikut nuk arriti të përmbyste rezultatin nga ndeshja e parë 3:1 ndaj Astanës, ndaj së cilës skuadër sonte Legia shënoi vetëm fitore minimale 1:0.

Sulmuesi shqiptar e nisi ndeshjen si titullar, por u zëvendësua në minutën e 58-të.

Në takimet e tjera bie në sy eliminimi i Ajaksit përballë francezëve të Nicës si dhe kualifikimi i Jang Bojsit ndaj Dinamos së Kievit.

Ndër skuadrat tjera që kanë siguruar një vend për në ndeshjet e “Play-off” të Ligës së Kampionëve Evropian, janë edhe Karabaku i Ansi Agollit, Slavia e Pragës, CSKA e Moskës, APOEL Nikozia, Kopenhageni, Steaua Bukureshti, Maribori, Hapoel Ber Sheva, Rijeka dhe Selltiku.

Rezultatet nga ndeshjet e kthimit në kuadër turit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Evropian


Sherif Tiraspol – Karabak  1-2 (0-0)

BATE Borisov – Sllavia Pragë 2-1 (0-1)

CSKA Moskë – AEK Athinë 1-0 (2-0)

APOEL Nikozia – Vitorul 4-0  (0-1)

Istanbul Bashakshehir – Klub Bryzh 2-0 (3-3)

Kopenhagë – Vardar 4-1 (0-1)

Viktoria Plzen – Steaua Bukuresht 1-4 (2-2)

Jang Bojs – Dinamo Kiev 2-0 (1-3)

Hafnarfjordur – Maribor 0-1 (0-1)

Ludogorets – Hapoel Ber Sheva 3-1 (0-2)

Ajaks – Nicë 2-2 (1-1)

Olimpiakos – Partizan Beograd 2-2 (3-1)

Rijeka – Salzburg 0-0 (1-1)

Rozenborg – Selltik 0-1 (0-0)

Legia Varshavë – Astana 1-0 (1-3)

Skuadrat e nënvizuara me ngjyrë të gjelbërt kanë vazhduar më tej

-Në kllapa keni rezultatet nga ndeshjet e para

Leave a Reply