Trajneri i skuadrës së Trakai, Oleg Vasilenko në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë shprehu pritshmëritë e tij para ndeshjes së nesërme ndaj Shkëndijës së Tetovës, shkruan “infOSport.mk”.
Sipas tij fitorja 2:1 nga ndeshja e parë në Lituani, bënë që ata të shpresojnë se mund t’ia dalin për të kaluar në fazën e “play-off”, edhe pse përballë vetë Vasilenko e thotë që kanë një kundërshtarë shumë të fortë dhe kualitativ.
“Do jetë një ndeshje e vështirë me një kundërshtarë të fortë dhe kualitativ. Kundër neve do të jenë edhe kushtet atmosferike, pasi shohim se këtu tempreaturat janë shumë të larta dhe do të jetë problem i madh. Por vijmë me një rezultat që na lejon të shpresojmë se mund t’ia dalim. Kemi përgatitur lojë dhe do të bëjmë gjithçka të bëjmë më të mirën” – tha Oleg Vasilenko.
Rikujtojmë Trakai në ndeshjen e parë falë “dopietës” së Makim Maksimov mundi Shkëndijën me rezultatin 2:1, për të cilën skuadër golin e vetëm e realizoi braziliani, Zhunior, i cili më pas u ndëshkua me kartonë të kuq, bashkë edhe me Ardian Cuculin, dy futbollistë këta që do i mungojnë skuadrës tetovare në takimin e nesërm në Strumicë që starton në ora 17:00.
Përveç kësaj dyshe në disponim të trajnerit Osmani nuk do të jetë edhe mesfushori, Stefan Vujçiç, për të cilin stinori vjeshtor si duket ka përfunduar që tani, pas shqyerjes së ligamenteve në ndeshjen ndaj Helsinkit.