Skuadra e Atletiko Madridit ka arritur të fitojë turneun “Audi Cup”, pasi në ndeshjen finale mundi anglezët e Liverpullit pas ekzekutimit të penaltive. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazimin 1:1, ndërsa protagonistë te skuadra nga “Visente Kallderon” doli të jetë futbollisti i talentuar shqiptarë, Keidi Bare.
Pikërisht Bare shënoi golin e parë të takimit në minutën e 33-të, teksa barazimin Liverpulli e arriti në minutën e 83-të me anë të brazilianit Firminjo, i cili shënoi nga pika e bardhë.
Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar, me çrast fituesi u vendos pas ekzekutimit të penaltive, ku më të suksesshëm dolën futbollistët e Atletiko Madridit, të cilët ishin të saktë në të gjitha 5 ekzekutimet, teksa te Liverpulli gaboi Henderson.
Ndërkohë më herët u luajt edhe ndeshja për të përcaktuar ekipin e vendit të tretë në këtë turne mes Napolit dhe Bajernit. Italianët fituan me rezultatin e pastër 2:0 falë golave të Kulibalit në minutën e 14-të dhe Xhakerinit në minutën e 55-të. Te Napoli në këtë ndeshje luajti edhe futbollisti shqiptarë, Elseid Hysaj, i cili u aktivizua në lojë në minutën e 61-të.